(Independently. 2023) : Shënime të një pelegrini. récit (sq) (albanais)
KOKONOZI Dashnor - Santiago de Compostela.

-
20 janvier
09:16 KOKONOZI Dashnor - Santiago de Compostela.
par Bernard Delhomme
Ditari i rrugëtimit të Dashnor Kokonzit përbën një vepër unike e pioniere në letrat shqipe :është frut shënimesh të mbajtura prej autorit gjatë pelegrinazhit të tij në Santiago të Kompostelës në pranverë të vitit 2011. Udhëtimi i jashtëzakonshëm më këmbë, që nga Vezelay në krahinën e Burgundit në Francë e deri në Santiago të Kompostelës në Spanjë, ishte thuajse 2000 kilometra dhe zgjati më se dy muaj.
Që prej një mijë vjetësh njerëz nga të katër anët e botës nisen më këmbë drejt “Fushës së yjeve”, siç është dhe kuptimi në latinisht i Kompostelës, vendi ku u ngrit qyteti i Santiagos dhe katedralja e tij e famshme.
Kokonozi është deri sot i pari shqiptar që hedh në letër një dëshmi të këtij shtegtimi kaq të pazakontë, që është ecje në hapësirë e në kohë, udhëtim nëpër botë e brenda vetes njëherësh.